Qeveria greke shpall ishullin e Kefalonisë në detin Jon, zonë të dëmtuar
nga tërmeti, pas një goditje të fuqishme sizmike prej 5.7 ballësh të
shkalles Rihter, e dyta per nga permasat brenda nje jave, e cila ka
shkaktuar deme te medha ne ndertesa dhe rruge, ndersa banoret e kane
kaluar naten jashte duke pasur frike te ktehen ne shtepite e tyre.

Shumica e tyre kane fjetur ne palestra,makina dhe ne furgona, ndersa temperaturat gjate nates jane teper te ulëta ka rreshje shiu dhe errera te fuqishme. Deme te medha kane pesuar edhe disa prej porteve te ishullit.

“Situata është dramatike , në fshat 90% e shtëpive janë të pabanueshme, nuk ka ujë në këtë moment, nuk ka rrugë, rruga për Argostoli është e mbyllur”, thotë një banor.

Termeti i dyte ka shkaterruar shtepite e demtuara nga lekundjet e javes se pare dhe numri i shtepive te pabanura vetem ne fshatin Liksuri, epiqendra e termetit ka shkuar ne 750. Qeveria ka dërguar një ekip ekspertesh per te  vlerësuar stabilitetin e shtëpive pas tërmetit të pare. Gjithashtu  ne ishull po dergohen anije ushtarake dhe avionë  me furnizime mjekësore, ndihma, cadra si dhe gjeneratorë .Qindra banorë strehoen perkohesisht ne disa anije pasagjeresh te ankoruara ne porte. Por me gjithese ne ishull  keto dite politikanet ,midis tyre vete kryeministri Samaras,shkojne e vijne ,banoret ankohen se qeveria nuk po i ndihmon aq sa duhet ne keto dite te veshtira.

“Zoti na shpëtoi , nëse do të kishim qenë në shtëpi , ne do të kishim mbaruar tani. Çdo gjë eshte rrenuar. Te gjitha shtepite i ka hapur dhe i ka bere germadha”, thotë një tjetër banor.
 
Ishulli i Kefaloniase u godit per here te pare nga nje termet 5.9 ballesh ne 26 janar ndersa lekundjet sizmike kane vazhduar pothuajse cdo dite. Ashtu si edhe ishulli fqinj Zakintho,Kefalonjia eshte nje zone sizmike qe ka njohur termete te fuqishme, si ai i vitit 1953 I cili shkaktoi edhe vdekjen e 455 personave.

Top Channel