
Shorti i Kupës së Botës në basketboll për meshkuj ka vendosur skuadra të forta përballë njëra-tjetrës.
Organizatorët e Spanjës do të jenë në grupin A me Serbinë, Francën dhe Brazilin, ndërsa përfaqësuesja amerikane do të jetë në grupin C së bashku me Turqinë, Finlandën dhe Ukrainën.
Në këtë botëror që do të nisë me 30 gusht dhe do të përfundojë me 14 shtator do të marrin pjesë 24 skuadra përfaqësuese. Ndeshjet paraeleminatore do të luhen në Bilbao, Gran Kanaria, Granada dhe Sevija, ndërsa ndeshjet çerekfinale, gjysmëfinale dhe finalja e madhe do të luhen në Barcelonë dhe Madrid.
Gjatë ceremonisë së shortit janë prezantuar topat që do të përdoren në këtë botëror dhe sigurisht dhe Maskota e këtij eventi.
Top Channel