
Thomas Muller ka thënë se tek skuadra e Bayern Munchen nuk ka vend për lojtarë egoistë.
24-vjeçari u la në stol nga Pep Guardiola në fitoren 5-0 të bavarezëve ndaj Eintracht Frankfurt ditën e dielë, por theksoi se e kupton metodologjinë e punës së trajnerit spanjoll.
“Mund të luajnë vetëm 11 lojtarë në fushë. E di që do të ketë ndeshje që nuk do i luaj, ashtu siç do ketë edhe për shokët e mi të skuadrës”, tha për ‘Kicker’ mesfushori i kombëtares gjermane.
“Vitin e kaluar fituam gjithçka sepse ishim një grup i bashkuar edhe pse e pranoj që nuk do të isha i lumtur nëse nuk do i luaja ndeshjet e rëndësishme. Duhet të tregohemi profesionistë dhe të mendojmë për ekipin në radhë të parë”, shtoi Muller.
Në fund, 24-vjeçari tha: “Nuk ka vend për egoistë tek Bayern Munchen.”
Gjatë këtij sezoni Thomas Muller ka qenë një nga lojtarët kryesorë të skuadrës së tij me 8 gola në 18 ndeshje kampionati.
Top Channel