
Sëmundja e kancerit po përhapet me shpejtësi në vendin tonë për shkak të
një sërë faktorësh që ndikojnë, si duhanpirja dhe alkooli në nivele të
larta, ndotja e mjedisit, kequshqyerja e të tjera.
Në vit numërohen rreth 3500 – 4000 raste me kancer te mushkërive, zorrëve, prostatës, me kancer të qafës së mitrës, kancer të gjirit dhe të tjera.
Per te ndihmuar ne diagnostikimin e shpejtë, por edhe ne vazhdimësinë e trajtimit te kancerit ne laboratorin bio-kimik ne QSUT ka mberritur nje pajisje e re, si dhe eshte plotesuar gama e reagentëve më të rendesishëm për bërjen e analizave te ndryshme.
“Eshtë një analizë e domosdoshme, jo vetëm për diagnostikim, por edhe për ndjekjen e terapisë dhe në raste të mira edhe për shërimin e sëmundjes. Ka qenë një analizë që është bërë deri para disa kohësh. Për një periudhë jo të shkurtër nuk bëhej. Falë edhe ndihmës bujare të bankës ‘Raiffeisen’ kemi një pajisje të re dhe do ta garantojmë edhe funksionimin e përditshëm dhe normal të kësaj pajisje për të dhënë një kujdesje shumë të mirë për këto sëmundje, të cilat në vitet e fundit e kanë rritur shumë incidencën e tyre”, tha ministri i Shëndetësisë, Ilir beqja.
Shefi i laboratorit Mark Ndoi e vleresoi mberritjen e pajisjes se re, nderkohe qe theksoi mungesen e disa reagenteve specifike ne laborator.
“Për analizat bazë rutinë më të domosdoshme ne kemi punuar gjithnjë. Aktualisht presim të na vijnë edhe hormonet me buxhetin e ri. Gjërat kanë ecur përpara, besoj që shumë shpejt do të futen edhe ato që për momentin mungojnë”, tha Ndoi.
Drejtoresha e QSUT-së, Ogerta Manastirliu tha se po punohet me kompanite farmaceutike per furnizimin me medikamente dhe per citostatiket, qe perdoren per trajtimin e semundjeve tumorale eshte dyfishuar fondi.
Top Channel