“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t
Roboti e NASA-s në Mars, “Curiosity” është përballë testit të radhës të vështirësive në terrenin e “Planetit të Kuq”.
Roboti është ndalur në një dunë marsiane rreth 1 metër të gjatë dhe inxhinierët e agjencisë amerikane të hapësirës po shqyrtojnë me kujdes vazhdimin më tutje, apo kthimin pas për të gjetur një tjetër shteg.
NASA është e vetëdijshme për rreziqet e hedhjes në erë të miliarda dollarëve, duke patur parasysh rastin e “Spirit” në vitin 2009, i bllokuar në të njëjtën dunë, po ashtu edhe të “Opportunity” që mbeti i bllokuar për javë me radhë në të njëjtën zonë.
Për këtë, inxhinierët amerikanë thonë se fillimisht do të testohet duke lëvizur pak centimetra robotin 1 tonësh. Nëse rrotat e tij prej alumini dhe me diametër 50 centimetër do të nisin të zhyten në rërë, atëherë komanda do të jetë tërheqje pas.


Shkencëtarët besojnë se “Curiosity” mund të kalojë pa problem dunën prej 1 metër, të njohur si “Purgatory Dune”, por rreziku qëndron se rëra mund të ketë fshehur ndonjë shkëmb që mund të dëmtojë apo të bllokojë rrugën e robotit.

Top Channel