Askush nuk po të sheh flokët
04/02/2014 00:00
Mariah Carey iu drejtua Instagramit për t’u ankuar për flokët e saj ditën e hënë.
Këngëtarja postoi një foto me flokët kaçurrela të mbledhura lart dhe në përshkrimin e kësaj fotoje shkroi: “Duke punuar në ambientin tim të preferuar, por flokët i kam keq.”
Gjithsesi, mirë apo keq, në foto Mariah Carey ka pozuar vetëm me bikini kështu që vështirë se dikush i ka kushtuar vëmendje flokëve të saj.
Nëna e dy fëmijëve është në një formë të shkëlqyer fizike. Bashkëshorti i saj Nick Cannon ka zbuluar sekretin e martesës së tyre të lumtur: “Shumë seks.”
Top Channel