
Zëvendëskryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, gjatë fundjavës mori pjesë në ndihmën për evakuimin e udhatarëve të bllokuar nga dëbora dhe ndihmoi një fëmijë deri tek helikopteri.
Mediat shkruan se fëmija që Vuçiç ndihmoi ishte shqiptar nga Prizreni që udhëtonte nga Austria me autobus. Ndërkaq, reagimi i tij në rrjetin social Twitter ishte i menjëhershëm. Ai tha se, nuk e dinte se çfarë përkatësie kishte fëmija, por askujt nuk duhet t’i interesojë kjo.
Gjatë fundjavës një stuhi e madhe dëbore bllokoi autostradën nga Hungaria dhe qindra udhëtare u detyruan të braktisin makinat e tyre pasi kishin qëndruar për orë të tëra të bllokuar, disa edhe gjatë natës.
Në zonën e qytetit të Zrenjaninit u shpall gjendje e jashtëzakonshme dhe të bllokuarve iu dërguan ndihma në ushqime sepse mundësia për të mberritur tek ta ishte e vogël.
Top Channel