
Seattle Seahawks janë kampionët e rinj të Super Bowl. Skuadra e shtetit të Uashingtonit ka arritur të fitojë për herë të parë në historinë e saj trofeun Vince Lombardi dhe e ka bërë këtë gjë në mënyrë madhështore: duke fituar me rezultatin e thellë 43-8.
Djemtë e Pete Carroll zhvilluan një ndeshje perfekte dhe nuk i dhanë asnjë shans kundërshtarëve të tyre, Denver Broncos, të cilët shënuan për here të pare vetëm në pjesën e tretë të takimit.
Quarterback-u i Denverit, Peyton Manning, kishte mundësinë të kulminonte një vit të mbushur me rekorde, por ishte shumë larg nivelit që pritej prej tij.
Seattle bëri atë që di të bëjë më mirë: mbrojti në mënyrë agresive dhe me Sherman në krye nuk i la kundërshtarëve asnjë shans në sulm, i ndihmuar edhe nga ndeshja më e keqe e sezonit të Manning.
Lojtari më i mirë i ndeshjes u shpall një mbrojtës, Malcolm Smith (nuk kishte si të ndodhte ndryshe), protagonist i një vjedhjeje topi që u shoqërua me një “touchdown”.
Rinia fitoi mbi eksperiencën e veteranëve dhe e ardhmja është shumë premtuese për Seattle Seahawks.
Top Channel