
Një tjetër humbje, e treta radhazi në transfertë për Interin pas atyre ndaj Lazio dhe Genoa. Viti 2014 po kthehet në një makth që nuk po përfundon për skuadrën zikaltër dhe fitorja në derbi ndaj Milanit duket shumë e largët tashmë.
Walter Mazzarri nuk mund të jetë aspak i kënaqur: “Më vjen keq për mënyrën si pësuam golin e dytë dhe të tretë. Kur ishte rezultati 1-0 ishim ende “gjallë”, kishim edhe raste për të barazuar. Kisha besim se mund të barazonim pasi presingu i tyre po zbehej, por në golin e dytë të tyre u vu në dukje ngathtësia jonë dhe forca e Juventusit.”
Tekniku i ziklatrëve mendon se skuadra e tij duhet të marrë shembull nga bardhezinjtë: “Duhet të jemi më të kujdesshëm dhe më të këqinj, ashtu siç është Juvja që luan dhe shënon me agresivitet. Kur ne të kemi të tilla karakteristika, do të rikthehemi tek fitorja. Gjithsesi, kam besim sepse luajtëm mirë taktikisht dhe jemi në një vit tranzicioni.”
Top Channel