Juventusi i dorëzoi UEFA-s emrat e 23 futbollistëve që do të federojë për të marrë pjesë në Europa League dhe surpriza më e madhe ishte përjashtimi nga kjo listë e Fabio Quagliarellas.
Trajneri Conte zgjodhi që në vend të tij të përfshijë mes futbollistëve që do të marrin pjesë në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm europian të klubeve blerjen e fundit, Osvaldon.
Lista e plotë e kampionëve të Italisë në fuqi përfshin: Asamoah, Barzagli, Bonucci Buffon, Caceres, Chiellini, Giovinco, Isla, Lichtsteiner, Llorente, Marchisio,Ogbonna, Osvaldo, Padoin, Peluso, Pepe, Pirlo, Pogba, Rubinho, Storari, Tevez, Vidal, Vucinic.
Ndërkohë, fitorja 3-1 e arritur të dielën përballë Interit, lejoi bardhezinjtë që të vendosin rekorde të reja në këtë sezon të shkëlqyer për ta.
Kjo ishte fitorja e 11 në 11 ndeshje të luajtura në këtë sezon në shtëpi në “Serinë A”, ndeshja e 35 radhazi në të cilën torinezët shënojnë gol dhe falë fitores, diferenca me Interin në renditje shkon në 26 pikë, një diferencë rekord pas vetëm 21 javësh kampionat.
Top Channel