Hudgens: Nuk më intereson mendimi i të tjerëve
03/02/2014 00:00
Vanessa Hudgens ka bërë me dije se nuk i intereson aspak mendimi që kanë të tjerët për të.
Aktorja e re deklaroi në një intervistë për revistën ‘NYLON’ se “Zoti ka një plan” për të dhe për këtë arsye ajo nuk do t’ia dijë për asgjë.
“Nuk më intereson fare nëse dikush nuk më pëlqen. E di që Zoti ka një plan për mua dhe ky plan është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër. Nuk shqetësohem për të ardhmen dhe për njerëzit e tjerë. Thjesht shijoj të tashmen”, tha ish-ylli i ‘High School Musical’.
Top Channel