Douglas dhe Zeta-Jones shijojnë Super Bowl-in
03/02/2014 00:00
Duket se gjërat janë kthyer si më parë mes Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones. Çifti është parë të dielën në ndeshjen e Super Bowl-it së bashku me fëmijët e tyre dhe nga fotot duket se gjithçka shkon sërish mirë në martesën e tyre.
Aktorët e famshëm njoftuan ndarjen në gusht të vitit të kaluar, por duket se janë pajtuar dhe nuk do të ketë divorc.



Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones kanë 14 vite martesë së bashku dhe periudha më e keqe ka qenë kanceri në fyt që kaloi aktori 69-vjeçar në vitin 2010, gjë që ndikoi edhe në problemet me çrregullimin bipolar të aktores.
Top Channel