Di Caprio, Cooper e Kravitz i bashkon pica

02/02/2014 13:50

Leonardo di Caprio, Bradley Cooper dhe Lenny Kravitz u bashkuan si tre miq të vjetër në një piceri të thjeshtë të Manhatanit gjatë të shtunës, informuan mediat amerikane.

Ishte këngëtari Kravitz, ai që publikoi në një profil të tij në një rrjet shoqëror një foto me dy miqtë e tij të famshëm në “Joe’s Pizza” të Nju Jorkut.

“Për pica me Leon dhe Coop”, shkruajti 49-vjeçari në “Twitter”, ku ndiqet prej 4,5 milioën fansash.

Ajo që mbetet e vështirë për t’u besuar është se si tre multimilionerë, zgjodhën një prej picerive më të thjeshta e më të lira si vendtakimin e tyre.

Top Channel