Në vlerësimin e revistave rozë shihet si një ndër femrat më sexy në planet, por e mira nuk ka fund…as për Rihanna-n.

Në një intervistë dhënë së fundmi për mediat gossip në Shtetet e Bashkuara, këngëtarja nga Barbadosi, që për momentin po shijon suksesin e këngës “Can’t remember to forget you”, një bashkëpunim me Shakira-n, shprehu ‘pakënaqësinë’ për format e veta trupore.

E pyetur se cfarë do t’i korigjonte vetes nëse do të kishte mundësi, bukuroshja 25-vjeçare u përgjigj shkurt: “Të pasmet. Do të doja t’i kisha si të Beyonce. Ajo i ka perfekte”.

Top Channel