Romanca e papritur në Evropë, Bardella i ekstremit të djathtë në lidhje me Princeshën italiane Carolina Pas suksesit në Shqipëri dhe konkursin rajonal të letërsisë, shkrimtarja dhe përkthyesja Mira Meksi ka prodhuar versionin frëngjisht të romanit të saj “E kuqja e demave”. Autorja thotë se nuk bëhet fjalë për përkthim, por për një rishkrim në frëngjisht të veprës së saj.
“Është një version në frëngjisht, jo përkthim. Është një ndryshim goxha i madh, sepse nëse në përkthim i rrihet besnik tekstit, rikrijimi në një gjuhë tjetër është shumë i lirë. Është një rishkrim i së kuqes së demave. Historia dhe personazhet janë po ato, por lirshmëria e rikrijimit është shumë e madhe”, thotë Meksi.
Botimi në frëngjisht i kësaj vepre përcjell letërsin shqiptare në një tjetër dimension, në Francë, një vend dashamirës ndaj shkrimtarëve shqiptarë, nga të cilët ka përkthyer jo pak vepra.
“Shumë dashamirëse përderisa shkrimtari i madh Ismail Kadare ka botuar të tërë veprën në frëngjisht. Gjithashtu, duke e konsideruar Shqipërinë një vend frankofon, Franca e ka parë me dashamirësi letërsinë dhe kulturën shqipe, ndonëse numri i autorëve të përkthyer është shumë i vogël”, thotë Meksi.
Por ajo vëren një mungesë të politikës së shtetit shqiptar ndaj përhapjes së librit shqiptar nëpër botë. “Është thelbësisht e rëndësishme për shkrimtarët shqiptarë që të hapen ndaj tjetrit, gjë që e bëjnë shtete të fuqishme që lidhen me shtëpitë botuese e që përhapin librat, siç është “Giunti” në Itali, apo instituti “Goethe” në Gjermani. Ende shteti shqiptar nuk ka një politikë të mirëfilltë për promovimin e librit shqiptar në botë”, nënvizon Meksi.
Top Channel