Garner shkëlqen në St. Barts
31/01/2014 13:40
E bërë e njohur nëpërmjet një seriali të transmetuar në Britaninë e Madhe, Kimberley Garner po fiton gjithmonë e më tepër famë në karrierën e saj si modele.
23-vjeçarja, e cila gjatë dy viteve të fundit ka pranuar të reklamojë disa marka të rëndësishme me hiret që ia ka falur natyra, udhëtoi në St. Barts, këtë herë për të regjistruar imazhet e markës së ideuar prej vetë asaj.
Nga një destinacion turistik, Garner u rikthye të tregonte se cili është “sekreti” i ngjitjes së shpejtë që po i bën shkallëve të karrierës.
Top Channel