Nga humbja e nënës te beteja me kancerin e bashkëshortit të saj dhe atentati ndaj babait, Ivanka Trump rrëfen momentet më të vështira të jetës Florent Abrashi, kosovari 25-vjeçar, u kthye në Kosovë pas 17 javë sfide si zëri më i mirë i shqiptarëve. Fitorja e edicionit të tretë të “The Voice of Albania” është një ëndërr e realizuar, ndërsa eksperiencën e ka përcaktuar si më të bukurën e jetës së tij.
“Ka qenë një nga eksperiencat më të bukura dhe kam mësuar shumë gjëra nga shokët e rinj dhe nga trajnerët. Ia vlejti”, thotë 25-vjeçari.
Këngët e kënduara nga Florenti në “The Voice” i ka mësuar e gjithë familja e tij, që nga nipi e mbesa si më të vegjëlit, deri tek më i moshuari, babai i tij. Për familjarët e Florentit, emocionet duket se nuk do të harrohen shpejt. Momenti i fitores ishte i papritur, ndërsa “The Voice”, sipas tyre, zbuloi talentin e madh të Florentit.
“Kushdo mund të fitonte nga të katër finalistët, por jemi të gëzuar që e fitoi Florenti. Ishte një emocion i madh. U lumturuam nga reagimet e të njohurve”, tregon babai i Florentit.
“Nuk e di si ta përshkruaj si u ndjeva. Kur dëgjova emrin FLORENTI, nuk e dija nëse isha në tokë apo në qiell”, thotë nëna e tij.
Triumfator, Florenti i rikthehet edhe përditshmërisë që i ka munguar për 17 javë, shoqërisë së tij. Miqtë që e njohin prej kohësh pasionin e tij për muzikën, janë krenarë dhe për Valonin, Florenti do të ishte patjetër i pari: “Nuk dyshoja kurrë tek talenti i tij dhe kur të katër trajnerët u kthyen kur e dëgjuan për herë të parë, kisha besim se mund të bënte diçka të madhe.”
Florent Abrashi banon në Prishtinë, por si i lindur dhe rritur në Gjakovë, kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila i akordon atij një mirënjohje për suksesin e arritur duke organizuar të premten një pritje për talentin gjakovar.
Kjo pritje do të bëhet më ndryshe, pasi këtë sukses Florent Abrashit, bashkë me kryetaren e komunës, do të kenë mundësinë t’ia urojnë edhe qytetarët, transmeton “Radio Gjakova”. Për një pritje të tillë, nga kryetarja Mimoza Kusari-Lila është përcaktuar që në ora 16:00, para Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”, të interpretoje Florent Abrashi, por edhe Albi Xhepa dhe talente të shumtë të tjerë gjakovarë, të cilët në mënyrë individuale po shquhen me talentin dhe sukseset e tyre.
Adhuruesit e muzikës dhe qytetarët e tjerë mund të përjetojnë çaste emocionesh dhe në këtë mënyrë edhe t’u shprehet mirënjohja talenteve të kulturës muzikore të Komunës së Gjakovës, njofton “Radio Gjakova”.
Top Channel