Stiller sfidon peshkaqenët

29/01/2014 16:05

Bin Stiller është i mirënjohur për rolet e tij në disa prej komedive më të suksesshme të Hollivudit.

Megjithatë, ndërsa është i zënë me xhirimet e “Night of the Museum 3”, 48-vjeçari tregoi se zotëron edhe një kurajo që shumë pak e kanë njohur deri më tani.

I ndodhur në Afrikën e Jugut, Stiller vendosi të zhytej pranë brigjeve të Kejp Taunit, një zonë e rrezikshme dhe e populluar nga shumë peshkaqenë.

Në këtë udhëtim të rrezikshëm, aktori u shoqërua nga disa zhytës të tjerë specialistë, të specializuar në fotografimet nënujorë të peshkaqenëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA