Reali, formalitet ndaj Espanyol-it

29/01/2014 00:00

Real Madrid ka fituar ndaj Espanyol me rezultatin 1-0 duke kaluar në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.

Madrilenët kishin fituar po me të njëjtin rezultat në fushën e katalanasve dhe që në minutën e shtatë të pjesës së parë shënuan një gol duke mbyllur çështjen e kualifikimit.

Jese Rodriguez ishte autori i golit për skuadrën e drejtuar nga Carlo Ancelotti, i cili tha pas ndeshjes se nëse nuk do të ketë probleme fizike, Gareth Bale do të vazhdojë të luajë si titullar, ndërsa Jese do të “ngrohë” stolin.

“Nëse Bale është mirë, do të luajë ndaj Athletic Bilbaos në fundjavë. Nëse jo, Jese është një nga alternativat”, tha tekniku italian.

Në lidhje me 8 ndeshjet e Realit pa pësuar gol, Ancelotti u shpreh: “Sistemi që po përdorim në këtë moment na jep besim. Kemi ekuilibër në mbrojtje pasi i gjithë ekipi punon për rekuperimin e topit. Gjithashtu, shihet qartë përmirësimi i mbrojtësve të qendrës.”

Top Channel