
Lidhja Demokratike e Kosovës është subjekti i vetëm politik që ka aplikuar për çertifikim për të marrë pjesë në garën për kryetar të komunës së Mitrovicës.
Këtë e konfirmoi zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, i cili tha se deri në orën 12:00 asnjë subjekt tjetër nuk ka aplikuar për çertifikim pranë zyrës për regjistrimin e partive politike.
LDK-ja në zgjedhjet e 3 nëntorit nuk kishte dalë fare me kandidat për kryetar komune. Afati për të aplikuar për çertifikim është sot deri në orën 24:00.
Situata ka ndryshuar sa i përket kandidatëve të mundshëm. Kjo, pasi politikani fitues i zgjedhjeve Kërstimir Pantiç ka paralajmëruar bojkotin pasi nuk e njeh shtetin e Kosovës, ndërsa Oliver Ivanoviç ndodhet në burg.
Ndëkohë, mbetet të shihet deri në orët e vona veprimet e Adriana Hoxhiç dhe Agim Deves nga Partia Demokratike e Kosovës.
Top Channel