Koha e famës së Christine Brinkley ka kaluar prej dekadash, por linjat e saj kanë mbetur njësoj të mrekullueshme.
Në vitin 1979, Brinkley u shndërrua në një prej modeleve të para që pozuan në mënyrë ndjellëse për “Sport Illustrated”.
Në një kohë kur shoqëria perëndimore ishte shumë më konservatore se tani, britanikja theu disa tabu nëpërmjet ekspozimit të linjave të saj të shkëlqyera.
Pothuajse 40 vjet më vonë, pak ditë përpara 60-vjetorit, Brinkley rikthehet të pozojë në koopertinën e revistës “People”, ku tregoi se pothuajse në mënyrë të pabesueshme, ajo vazhdon të ruajë të njëjtën freski si katër dekada më parë.
E ndërsa Christie përgatitet të festojë ditëlindjen si një gjyshe e lumtur, ajo që duhet të ndihet në siklet është e bija 28-vjeçare, e cila e ka të vështirë të krahasohet për pamje me të ëmën.
Top Channel