Lawrence, 20 mln dollarë nga “Dior”
29/01/2014 16:35
Fituese e çmimit “Oscar” që në moshën 22-vjeçare, karriera e Jennifer Lawrence është duke njohur vetëm rritje.
Një prej aktoreve më të talentuara të brezit të saj, Lawrence po tregohet e aftë që të zgjerojë fushën e famës edhe në sektorë të tjerë si moda.
Pasi pozoi në mënyrë ndjellëse në “Esquire” dhe “GQ”, tashmë për Lawrence mbërrin një superofertë prej 20 milionë dollarësh nga marka e parfumeve “Dior”.
Kjo marrëveshje zgjatet në tre vjet afat dhe është do të jetë bashkëpunimi i dytë madhor i aktores me firmën e mirënjohur.
Top Channel