
Jenson Button ka regjistruar kohën më të mirë të sesionit të parë të ditës së dytë të testimeve në Jerez.
Piloti britanik i McLaren ka ndalur kronometrin në 1’36”094, duke lënë pas Valteri Bottas (Williams) me 1’37”762 dhe Kimi Raikkonen (Ferrari) me 1’38”272.
Sebastian Vettel ka realizuar 5 xhiro me makinën e tij Red Bull, por kohët e tij, ashtu si ato të Nico Rosberg me Mercedes, nuk janë kronometruar. Problemi tek Red Bulli duket se është një mbinxehje e një përbërësi që shkakton djegien e një pjesë të karrocerisë të makinës RB10.
Listën e pilotëve që zbritën në pistë e plotësojnë Sergio Perez (Force India) dhe Esteban Gutierrez (Sauber).
Para se njëvendëshet të nisnin ditën e dytë të testimeve, pista spanjolle është lagur nga dy autobotë për t’i lejuar skuadrave të provojnë gomat e reja të shiut të Pirelli-t.
Kohët e paradites:
1. Jenson Button (McLaren-Mercedes) 1:36.094 (13 xhiro)
2. Valtteri Bottas (Williams-Mercedes) 1:37.762 (17 xhiro)
3. Kimi Raikkonen (Ferrari) 1:38.272 (15 xhiro)
4. Sergio Perez (Force India-Mercedes) 1:39.008 (13 xhiro)
5. Esteban Gutierrez (Sauber-Ferrari) 1:41.798 (33 xhiro)
Top Channel