Vajza që dëshiron të bëhet balerinë, por nuk kap dot flokët për shkak të veshëve

28/01/2014 00:00

Emilia është një vajzë 12-vjeçare e cila ka si ëndërr të bëhet balerinë, por ka një shqetësim: në balet nuk i kap dot flokët pasi veshët i ka të mëdhenj.

“Më shqetësonin shumë veshët dhe nuk i kapja kurrë flokët në balet. Gjithmonë flokët i mbaja një model. Shoqet në shkollë talleshin me veshët e mi. E dija që ishte një mundësi për të rregulluar veshët dhe vendosa të shkoja tek klinika “KEIT”, thotë Emilia.

Mamaja e vajzës tregon se gjatë konsultës së parë u bind se nuk kishte asnjë lloj problemi për moshën, por gjithsesi kishte frikë: “Kisha frikë për vajzën, por vetë ajo ishte shumë e lirshme. U çudita.”

Vetë Emilia thotë: “Isha e lumtur pasi kur të mbaronte operacioni i otoplastikës se do i kisha veshët e bukur.”

12-vjeçarja është shumë e kënaqur me rezultatin: “Tani mund t’i kap flokët në balet dhe nuk do jem e vetmja me flokë të lëshuara.”

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta