“U munduam ta shpëtonim martesën, por…”

28/01/2014 00:00

Courteney Cox nuk i mban inat ish-bashkëshortit David Arquette, nga i cili u nda në vitin 2010. Njëra nga ish-protagonistet e serialit ‘Friends’ ka folur hapur për jetën e saj pas divorcit në një intervistë për revistën ‘More’.

“Kur do dikë, dëshiron që ai person të jetë i lumtur edhe pse historia ka përfunduar”, tha 49-vjeçarja.

Çifti u martua në vitin 1999 dhe u nda në vitin 2010, por divorci u finalizua në vitin 2013.

“Kemi qenë të martuar për një kohë të gjatë kështu që nuk është se nuk u munduam ta shpëtonim martesën. Është e qartë që fëmijët nuk duan që prindërit të ndahen, por kështu e ka jeta”, shtoi Cox.

Top Channel