Kylie Minogue zbulon kopertinën e “Kiss me once”

28/01/2014 00:00

Titullohet “Into the Blue” kënga që paraprin publikimin e “Kiss me
Once”, albumi i ri i Kylie Minogue që do të dalë në treg në muajt e
ardhshëm, por që prej 27 janarit është në iTunes.

Kënga, që është një rikthim në ritmin ‘dance’ pas “Abey Road Sessions” të vitit 2012, është shkruar nga Mary J Blige, Rita Ora dhe Beyonce.

Kylie e ka kaluar vitin 2013 duke regjistruar albumin në fjalë mes Shteteve të Bashkuara dhe Anglisë, duke bashkëpunuar me producentë si Pharrell, Greg Kurstin, Metrophonic, etj.

“2013 ishte për mua një vit ndryshimesh të mëdha, planifikimi dhe përgatitjeje dhe tani jam shumë e kënaqur që 2014-a erdhi, në mënyrë që të ndaj me të gjithë këtë punë të re. “Into the Blue” është një këngë shumë e veçantë për mua sepse përmban shumë nga ndjesitë e mia. Mezi pres të publikohet”, ka thënë Kylie.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta