Elefanti i paftuar
27/01/2014 16:30
Një grup turistësh në Zimbabve u befasuan nga një elefant shtatë tonësh, ndërsa po admironin bukuritë e savanës afrikane.
Turistët po realizonin disa foto të një panorame tërheqëse, kur njëri prej tyre, i cili ishte vendosur ne drejtimin e kundert duke i bere njëkohësisht foto grupit të turistëve, pa diçka të pazakontë në objektivin e kamerës së tij.
Një elefant i rritur u afrua pranë njerëzve dhe “pozoi” së bashku me ta.
E ndërsa disa prej turistëve me kurriz nuk e kishin pikasur ende prezencën e tij, elefanti ngriti noçkën dhe lëshoi një zë të qartë, kumbues e kuptimplotë… Mbase kjo ishte mënyra e tij për të thënë: “Përshëndetje”.
Top Channel