Për vite me radhë, shkencëtarët kanë argumentuar se lidhja e qenit me të zotin nuk shkon më larg se ushqimi dhe nevoja për siguri.
Megjithatë, një studim i ri mund të rrëzojë tërësisht këtë besim, duke provuar se kafshët afeksionohen dhe dashurohen pas njerëzve në të njëjtën mënyrë siç ndodh edhe me ne.
Studimi i Universitetit Emory të Atlantës, në SHBA, tregoi se emocionet pozitive tek qeni kontrollohen në të njëjtën pjesë të trurit si edhe te njeriu.
Kjo provon deri në një farë mase se edhe qeni arrin të përjetojë ndienja si dashuria në të njëjtën mënyrë si i zoti i tij.
Studimi u fokusua në skanimin manjetik të trurit të qenve të mirëstërvitur, për të mos u irrituar nga zhurma e rezonancës manjetike dhe provat e grumbulluara nga shkencëtarët për aktivitetin në këtë pjesë të trurit ishin të pakundërshtueshme.
Top Channel