Ka përfunduar në barazim 1-1 përballja në “Olimpico” mes Lacios dhe Juventusit, duke prishur kështu radhën e 12-fitoreve radhazi të skuadrës së drejtuar nga Conte, e cila për momentin është ngjitur në kuotën e 9 pikëve më shumë se Roma e vendit të dytë.
Buffon ndali në mënyrë të parregullt Klosen në zonë dhe veç penalltisë që shkaktoi la edhe skuadrën me 10 lojtarë që në minutën e 24-t.
Candreva shndërroi në gol këtë 11-metërsh, por Juventusi nuk dorëzohet për asnjë moment.
15 minuta nga fillimi i pjesës së dytë, Llorente me një parabël me kokë lë në vend mbrojtjen dhe portierin Berisha, duke shënuar golin e barazimit.
Ndërkohë, deri në fund përpjekjet e fundit të Lacios nuk mundën të finalizohen pavarësisht kësaj shtylle të Keita Balde.
Edhe Napoli nuk ka mundur të shkojë në më shumë se barazimi 1-1 me Chievon, duke shpëtuar humbjen në këtë javë të 21-të të Serisë A.
Sardo kaloi Chievon në avantazh në minutën e 18-të në “San Paolo”, ndërkohë që vetëm dy minuta përpara fundit të ndeshjes në të 88-tën Albiol barazoi shifrat, duke shpëtuar skuadrën e drejtuar nga Benitez nga një humbje në shtëpi.
Top Channel