“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t
“Ishte puthja jote, dashuri, që më bëri të pavdekshme”, shkruante
Margaret Fuller. Dhe në njëfarë kuptimi kishte të drejtë, sepse takimi i
dy trupave dhe dy shpirtrave në kontakt me buzët ka efekte pozitive
edhe mbi shëndetin tonë.
Nuk bëhet fjalë thjesht për një akt mekanik, por për një kontakt intim dhe të thellë, që vulos dashurinë e dy njerëzve, shprehjen e një ndjenje, të një afeksioni ose të një pasioni, një dhënie-marrje të plotë. Por cilat janë këto të mira të puthjeve? Le t’i shohim së bashku:
Mbrojnë zemrën
Rritja e adrenalinës në organizëm bën që zemra të pompojë më shpejt gjakun dhe në këtë mënyrë qarkullimi i tij përmirësohet më shumë. Pra, puthja në trupin tonë shkakton një efekt të ngjashëm me vrapin dhe biçikletën.
Përmirësojnë shëndetin e dhëmbëve
Sipas një studimi të fundit mbi këtë temë, pështyma që prodhohet gjatë puthjeve është e dobishme për dhëmbët tuaj, sidomos kundër krijimit të pllakave të pakëndshme te dhëmbët.
Kanë efektin e një lifting
Kur putheni intensivisht, qafa rimodelohet dhe po ashtu, edhe profili i mjekrës, pasi muskujt e përfshirë në puthje i nënshtrohen tonifikimit dhe forcimit.
Ju ndihmojnë që të dobësoheni
Me një puthje mund të digjen shumë kalori! Më pas, nëse zjarri i pasionit rritet, të mirat në fizik do të jenë më të mëdha. Përveç kësaj, kur bëhet dashuri, kaloritë që humbin janë rreth 300…Jo keq, apo jo?!
Ndihmojnë për të jetuar më gjatë dhe më lehtë
Personat që puthen më shpesh jetojnë më gjatë. Sipas një studimi, nëse çdo mëngjes puthni një njeri të dashur, atëherë ju do t’i shtoni shumë vite jetës suaj. Sa vite? Pesë të tillë për çdo vit puthjesh…
Ndihmojnë në qetësinë mendore
Puthjet e vazhdueshme ndihmojnë në qetësimin e presioneve të brendshme. Ndërkohë që putheni, nivelet e oksitocinës në organizëm rriten. Oksitocina është një hormon që ndihmon në qetësim dhe arritjen e një gjendjeje të përgjithshme qetësie.
Ulin stresin dhe ankthin
Nëse ndjeni tension, ankth dhe stres, as mos e prekni aspirinën! Nuk ka “ilaç” më të mirë se sa një varg puthjesh të gjata, që do t’ju ndihmojnë të harroni problemet e të gjitha ditëve, ndërsa hormonet e lumturisë do të “çmenden”!
Rrisin besimin në vetvete
Nëse dëshironi të ndiheni të dashuruar dhe të vlerësuar, bëjeni zakon të puthni shpesh. Vetëvlerësimi juaj do të përmirësohet. Nëse do të luftonit depresionin, ankthin dhe stresin…puthjet janë sigurisht zgjidhja më e mirë!
Luftojnë sëmundjet
Pështyma ka antibiotikë natyralë që luftojnë infeksionet, bakteret dhe viruset. Puthja ndihmon në prodhimin e një sasie më të madhe pështyme, duke përmirësuar dyfish sistemin imunitar. Kështu që tani mund të thuhet: “një puthje në ditë…mban mjekun larg jush”.
Janë qetësuese të fuqishme
Keni dhembje koke? Puthja në të vërtetë mund ta heqë dhembjen, ose të paktën mund të bëjë që ta harroni atë. Dhembjet lehtësohen me anë të puthjeve, pasi ato ndihmojnë në prodhimin e endorfinës me rreth 200 herë më shumë në krahasim me atë që do të merrni nëpërmjet qetësuesve më të fuqishëm.
Top Channel