Shqipëria me 2 sportistë në Soçi

24/01/2014 00:00

Për herë të parë Shqipëria do të marrë pjesë në Lojrat Olimpike Dimërore me 2 sportistë: Erjon Tola dhe Suela Mëhilli.

Lajmi është bërë i ditur nga presidenti i KOKSH-it Viron Bezhani gjatë prezantimit të veshjeve sportive që do të mbajë delegacioni shqiptar në Soçi të Rusisë.

Nga ana tjetër, sekretari i përgjithshëm Stavri Bello pohoi se në bashkëpunim me federatat e ndryshme, KOKSH po mundohet të evidentojë sportistë të tjerë shqiptarë për të rritur numrin dhe disiplinat sportive shqiptare në Lojrat Olimpike Dimërore.

Ndërkohë, përsa i përket mospagimit prej rreth 2 muajsh të administrës së federatave sportive, presidenti i KOKSH-it theksoi se është në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Sporteve dhe se situata do të zgjidhet shumë shpejt.

Top Channel