Michael Essien kalon tek Milani

24/01/2014 00:00

Michael Essien është përforcimi i radhës i Milanit për merkaton e janarit. Kuqezinjtë kanë arritur të marrin mesfushorin ganez me parametra zero nga anglezët e Chelsea.

31-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë deri në 30 qershor 2015. Lajmin e ka bërë të ditur Milani nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare të internetit: “31 vjeç, shumë fitore në karrierë në kampionate kombëtare dhe Champions League. Lojtar i kombëtares ganeze. Ky është kurrikulumi që shoqëron Michael Essien.”

Mesfushori ka qenë një nga lojtarët e preferuar të Jose Mourinho. Trajneri portugez e ka pasur tek Chelsea në periudhën 2005-2008, më pas e mori tek Real Madrid sezonin e kaluar dhe kur u kthye sërish tek Chelsea e kërkoi sërish mesfushorin e qendrës.

Por, këtë sezon Essien nuk ka gjetur aspak hapësira tek “Blues” si pasojë e problemeve fizike dhe skemës së lojës që e penalizon. Pas gjashtë muajsh, Essien ka luajtur vetëm 9 ndeshje duke mos shënuar asnjë gol.

Top Channel