“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t
Një e moshuar që jeton e vetme prej 26 vitesh në Siberi bëri thirrje për shoqëri dhe ndihmë, pasi ndjehej e vetmuar.
Heremitja 70-vjeçare ruse, Agafya Lykova i shkruajti një gazete siberiane ku i lutej që të gjendej një person i gatshëm për të jetuar me të në Siberi.
“Nuk e di se si Zoti do të më ndihmojë t’i mbijetoj këtij dimri. Nuk kam siguruar ushqimin e nevojshëm. Më duhet të dal dhe ta mbledh atë në një të ftohtë të tillë dhe të vazhdoj të lutem”, shkruan ajo në gazetën “Siberian Times”.

Lykova ka lindur në fund të Luftës së Dytë Botërore në të njëjtën banesë ku banon edhe sot. Në vitin 1936 prindërit e saj u vetëizoluan në Siberi për t’i shpëtuar persekutimit të regjimit të Stalinit.

“Jam krejtësisht e vetme dhe në një moshë të madhe. Shëndeti po më lë. Kam nevojë për një person që të më ndihmojë me punët e mia, një njeri të mirë. Bota është plot me njerëz të mirë”, shkruan ajo.

Banesa e saj u zbulua në vitin 1978 nga një grup gjeologësh rusë që po fluturonin nga ajri. Sot, zyrtarët vendas vizitojnë 1 herë në vit të moshuarën për të kontrolluar shëndetin e saj.
Top Channel