Australian Open, Nadal-Wawrinka finalja e madhe

24/01/2014 00:00

Rafael Nadal është finalisti i parë i Australian Open. Tenisti spanjoll, numri një në botë ka mposhtur në gjysmë finale rivalin e tij të kahershëm, zviceranin Roger Federer.

Nadal fitoi lehtësisht 3-0 me sete, përkatësisht 7-6, 6-3 dhe 6-3. Në finale, spanjolli do të takohet me një tjetër zviceran. Supriza Stabnislas Wawrinka që një ditë më parë mposhti 3-2 me sete tenistin çek, Tomas Berdych, ndërsa në çerekfinale eliminoi Novak Djokovic.

Në finale, Nadal do të synojë Slam-in e 14-të në karrierën e tij, të dytin në Australi pas atij të fituar në 2009.

Finalja e madhe e Australian Open mes Nadal dhe Wawrinka do të luhet ditën e dielë.

Top Channel