“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t
Zakonisht kukullat preferohen nga fëmijët e vegjël, por më poshtë do ju prezantojmë një grua 48-vjeçare e cila nuk jeton dot pa një të tillë.
Cat-i nga Uashingtoni është nënë e një fëmije, por dashuria e vërtetë e jetës së saj është një kukull plastike që quhet Volo. Kjo lodër është dhuratë nga një ish i dashur dhe Cat-i ka krijuar një varësi të rrezikshme ndaj kësaj kukulle.
“Volo është shoku im më i mirë, është shpirti im binjak. Disa njerëz meditojnë, disa marrin ilaçe, ndërsa unë kam Volon”, thotë 48-vjeçarja.
Gruaja e merr me vete kukullën kudo që shkon, madje fle me të. Pikërisht këtu lind problemi me të dashurin aktual të Cat-it. Ai nuk e kupton dot se si një grua e rritur mund të fiksohet kaq shumë pas një kukulle të thjeshtë.
Edhe pse Cat frekuenton seanca terapie për të kapërcyer këtë fiksim që zgjat tashmë prej tetë vitesh, ende nuk i është mbushur mendja të heqë dorë prej Volos.
Top Channel