“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t Jemi mësuar t’i shohim gjithmonë në krah të meshkujve më të pushtetshëm të Botës. Janë në qendër të vëmendjes, shpesh nga modeli i flokëve, kostumi apo aksesorët që mbajnë, dhe herë të tjera edhe nga pushteti që bartin në vetvete dhe jo nga fama që u japin burrat e tyre.
Kur mendojmë për zonjat e para, gjithmonë mendja na shkon tek Amerika. Deri në shekullin XX, zonjat e para nuk kishin staf për t’i këshilluar, pasi roli i tyre nuk shihej me përparësi. Një zyrë e tillë u krijua vetëm në vitin 1978, kur u zgjerua roli dhe angazhimi i Rosalynn Carter. Ndërsa përgjatë viteve të fundit, përfshirja e tyre në kauza shoqërore është rritur dhe pamja e jashtme është një plus. Por, nuk mund të diskutohet për zonjat e para të SHBA-ve pa përmendur Hillary Clinton.
Është zonja Clinton që bart barrën famëkeqe të pakënaqësisë amerikane për presidencën e burrit të saj dhe pavarësisht arritjeve personale të Hilarit, shumë mendojnë se ajo ka qenë më mbresëlënëse para se të bëhej zonja e parë apo sekretarja amerikane e shtetit. Opinioni e gjykoi ashpër me mendimin se ajo mbajti një balancë të gabuar gjatë kohës kur ishte Zonja e Parë e Amerikës.
Në Francë, Daniele Mitterand dhe Bernadette Chirac u dukën të lumtura për përmbushjen e detyrave të tyre dhe mbështetjes së dhënë gjatë zgjedhjeve, ndërkohë që Carla Bruni ishte e para “showgirl” që u bë zonjë e parë.
Pozicioni publik i gruas së kryeministrit britanik historikisht ka qenë më pak i dukshëm se homologet amerikane. Sipas konceptit modern të zonjës së parë, janë tre gra që e kanë përmbushur më së miri këtë mision në politikën angleze: Cherie Blair, Sarah Brown dhe Samantha Cameron. Duke u nisur nga suksesi i Samantha Cameron në sytë e shtypit dhe respektit mbarëbotëror për Sarah Brown, pavarësisht faktit se çfarë mendojnë njerëzit për burrin e kësaj të fundit, duket se zonjat e para britanike i kanë mirë punët me opinionin dhe vlerësimet ndaj tyre.
Edhe pse qëndrojnë pas famës së bashkëshortëve të tyre, aktive ose jo në jetën politike, indiferente apo të interesuara për karrierën e burrave, zonjat e para janë gjithmonë aty për të mbështetur njerëzit më të rëndësishëm të skenës politike globale.
Top Channel