Disa dhjetëra qen po ngordhin në Britaninë e Madhe si pasojë e një sëmundje misterioze, mënyra e përhapjes së të cilës nuk është ende e qartë, raportoi të mërkurën “Daily Mail”.

Sipas veterinerëve, ekziston shqetësimi se ky sëmundje vdekjeprurëse për miqtë tanë me katër këmbë mund të përhapet edhe përtej ishullit.

Sëmundja shfaqet fillimisht me dëmtime në shputa, ndërsa brenda pak ditësh qentë vuajnë nga bllokimi vdekjeprurës i veshkave.

Zyrtarisht, numri i kafshëve të ngordhura nga kjo sëmundje është 16, por besohet që numri i vërtetë mund të jetë më i lartë.

Për momentin, këshilla e vetme që japin specialistët është që me t’u shfaqur dëmtimet në pjesët e poshtme të gjymtyrëve, kafshët të dërgohen tek një mjek i specializuar për t’u kontrolluar menjëherë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA