Vidal: Jam mesfushori më i mirë në Botë

22/01/2014 00:00

Arturo Vidal ka deklaruar në një intervistë për ‘SportBild’ se e konsideron veten si futbollistin më të mirë në Botë në pozicionin ku luan.

Kur u krahasua me lojtarë si Sami Khedira apo Bastian Schweinsteiger, lojtari i Juventusit tha: “Unë rekuperoj shumë topa dhe shënoj shumë gola sepse jam më i miri në pozicionin ku luaj.”

Vidal nuk tërhiqet as kur i kujtojnë mesfushorë si Iniesta dhe Xavi: “Ka shumë futbollistë që mundohen të më imitojnë, por askush nuk mbron dhe nuk shënon kaq shumë gola sa unë.”

Gjatë këtij sezoni, Arturo Vidal ka shënuar plot 15 gola në kampionat, Champions dhe Kupën e Italisë.

Top Channel