Afganistani është sot një prej vendeve më të rrezikshme dhe të varfëra të botës.

Por, jeta është edhe më e vështirë për gratë, të cilat gjatë regjimit taleban të viteve 1996-2001 iu privua çdo e drejtë për të ndjekur shkollën, për të punuar jashtë shtëpisë, ndërsa u detyruan nëpërmjet rrahjeve publike për të pabindurat që të mbanin të gjitha perçe në gjendje të mbulonte të gjithë fytyrën dhe trupin.

Në shumë raste, gjatë atij regjimi, femrat vriteshin në ambiente publike, ndërsa tradhëtia e supozuar apo reale ishte e dënueshme me vdekje me gurëzim.

Sot, ndonëse regjimi taleban është shembur, situata mbetet përsëri e pashpresë për milionat e grave afgane, të cilat përballen në masë me trafikimin, martesat e detyruara në adoleshencë, dhunën familjare, diskriminimin e kudondodhur apo përdhunimet.

Megjithatë, ka qenë një kohë kur gjërat jo vetëm nuk ishin kështu, por gjithçka funksiononte si në perëndim.

Në shtetin e pavarur afgan të viteve 1960-70, standarti i jetesës ishte i pranueshëm, qytetet në zhvillim, papunësia pothuajse inekzistente dhe gratë të gjithpërfshira në jetën e vendit.

Ishin ato vitet kur regjimi demokratik udhëhoqi një fushatë shumë të suksesshme emancipimi, që bëri gratë të luftonin traditat e prapambetura dhe të dilnin nga vatra familjare, për t’u bërë një faktor vendimtar në shoqëri.

Këto foto, të publikuara të mërkurën në “Daily Mail”, i përkasin pikërisht asaj “parajse të humbur” afgane, i një vendi tashmë të shkatërruar dhe tmerrësisht të mjeruar pas pushtimit sovjetik (1980-89) dhe atij amerikan, nga 2001-shi ende në vazhdim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA