
Roma është gjysmëfinalistja e parë e Kupës së Italisë.
Skuadra verdhekuqe, e drejtuar nga Rudi Garcia, ka fituar minimalisht 1-0 në “Olimpico”, me golin e shënuar nga Gervinho.
Gjithçka është realizuar në mënyrë perfekte, në këtë aksion që pati si iniciator Pjanic, e më pas Strootman që shërben mjaft mirë për Gervinho-n, i cili nuk gabon nga një distancë e afërt për të shënuar golin e vetëm të takimit.
Kjo fitore, veç kualifikimit për më tej, për Romën është edhe një lloj hakmarrjeje, pas humbjes që pësoi nga Juventus në Serie A.
Kundërshtari i tyre për fazën gjysmëfinale do të dalë nga çifti Lazio-Napoli. Ndërkohë, mbeten për t’u luajtur Milan-Udinese dhe Fiorentina-Siena, teksa fitueset e këtyre çifteve përballen me njëra-tjetrën.
Top Channel