“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t
Biznesmeni Steve Smith, themelues i kompanisë britanike Poundland, ka
kaluar kohë të vështira gjatë fëmijërisë. Kur ishte vetëm 6 vjeç ai e
gjente veten të ulur prapa stendës së babait të tij në treg, që në orët e
para të mëngjesit, duke ngrirë së ftohti.
Por prirjet e tij për biznes bënë që kur të rritej Steve ta linte stendën pas dhe të themelonte një biznes multimilioner, që sot i mundëson jetesën në një pronë madhështore në lokalitetin Shropshajër.

Sot, 51 vjeç, Steve jeton në një shtëpi me 13 dhoma gjumi, një pishinë, një dhomë bilardoje dhe që përveç orendive të tjera të argëtimit ka edhe një pab.

Steve nuk mjaftohej vetëm me ndihmën që i ofronte të atit për të transportuar mallra. Ai donte para kesh, kështu që kur ishte vetëm 16 vjeç, me paratë e mbledhura hapi një dyqan shitjesh objektesh të humbura.
Duke i ofruar me çmime të ulëta, shumë shpejt dyqani u kthye në një atraksion dhe paratë nuk munguan, prej nga dhe kompania e tij mori emrin Poundland.

Me kalimin e viteve ajo u zgjerua me përmasa të mëdha dhe pas një pune të gjatë, Steve vendosi ta shiste atë për 50 milionë paund. Aktualisht, biznesmeni po planifikon një aventurë të re, duke e kaluar dyqanin në version online, me adresën poundshop.com.

Edhe pse ka mjaftueshëm para për ta kaluar jetën pa punuar, ai nuk dëshiron të ndalet dhe ka lançuar një numër biznesesh të tjera, përfshirë një që ofron hua investimi për biznesmenët e tjerë që presin që fati t’u trokasë në derë.

Top Channel