Masakra e delfinëve
20/01/2014 16:10
Mbi 250 delfinë u fotografuan ditën e hënë, në udhëtimin e tyre të fundit…
Fotot, të shkrepura në Japoni, i referohen një rituali të trishtë, të kapjes dhe konsumimit të këtyre kafshëve për ushqim.
Ndonëse delfinët konsiderohen si ndër gjitarët më të zgjuar në botë, kjo nuk i shpëton ata nga brutaliteti njerëzor.
Nga 250 delfinët e fotografuar, shumica dërrmuese do të shkojnë në tryezat japoneze si ushqim.
Ata pak fatlumë, do të përzgjidhen nga akuariumë të ndryshëm nëpër të gjithë botën, ku do të vazhdojnë të jetojnë, por kurrë më të lirë.
Top Channel