Femrat mbajnë dy herë më shpesh dieta gjatë kohës që janë të lidhura, tregoi një studim i ri i publikuar ditën e hënë në “Daily Mail”.
Rezultatet e këtij sondazhi treguan se një femër e zakonshme mban dietë mesatarisht 16 herë gjatë jetës së saj, duke humbur një total prej 30 kilogramësh, ndërsa numri mesatar i të dashurve ishte tetë.
Megjithatë, ato me një jetë më të pasur intime se të tjerat kishin një prirje të qartë më të lartë për të mbajtur dietë.
Një tendencë e tillë u pohua edhe nga shumica e të intervistuarave, të cilat pranuan se kishin qenë më të gatshme të kujdeseshin për peshën e tyre kur ishin të përfshira në një marrëdhënie romantike.
Anketimi tregoi gjithashtu se problemi më i madh i femrave me dietat është vullneti.
27% e të anketuarave pranuan se përgjithësisht nuk arrijnë dot të mbajnë një dietë më gjatë se një javë, ndërsa koha mesatare e mbajtjes së një diete është një muaj.
Top Channel