Shumë prej nesh zgjedhin të konsumojnë pije pa sheqer për të shmangur ato kalori që mund të kenë pijet e zakonshme, por një studim amerikan sugjeron se duke bërë këtë, në fakt vetëm sa po favorizojmë fitimin e peshës.

Ndonëse jopërfundimtar, studimi i udhëhequr nga një grup ekspertësh të shkollës së shëndetit publik “John Hopkins Bloomberg” në SHBA sugjeron se ky grup pijesh, ndonëse të varfëra në kalori, ndikojnë në rritjen e oreksit.

Studimi i kërkuesve amerikanë u realizua nëpërmjet vlerësimit të zakoneve ushqimore të një grupi personash të intervistuar.

Ata arritën të përcaktonin se personat që kishin pjesë të zakonshme të dietës së tyre pijet dietike ishin përgjithësisht dukshëm mbipeshë.

Besohet se sheqernat artificialë që përdoren për të ëmbëlsuar pijet dietike dërgojnë sinjale kontradiktore në receptorët në tru, duke bërë që trupi ynë të interpretojë informacionin si nevojë për të ngrënë.

Ndonëse një teori e tillë nuk është provuar në mënyrë përfundimtare nga shkenca, rezultatet konkrete lënë pak vend për debat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA