“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t
Shqipëria është një nga katër destinacionet më të mira që rekomandon New York Times për vitin 2014.
“Kombinimi i bukurisë së bregdetit të Kroacisë me rrënojat e pazbuluara të Turqisë dhe Greqisë, të gjitha të mbështjella me një natyrë të qetë, karakteristike e Italisë rurale dhe për më tepër, me gjysmë çmimi? Kjo është Shqipëria.” Ky është vlerësimi që “Neë York Times” i bën bregdetit tonë dhe që e rendit si vendin e katërt nga 52 shtete që duhen vizituar gjatë këtij viti.
E shpëton nga vetëvrasja gjashtë vite më parë dhe tani ai e kërkon për ta falenderuar. Jonny Benjamin është diagnostikuar me çrregullime mendore dhe ka tentuar të hidhet nga ura në vitin 2008, kur një i panjohur i ishte afruar dhe duke i folur e kishte bindur që të mos bëjë vetëvrasje. “Akti i atij personi i cili më ndali që të bëja vetëvrasje, më ka bërë që të ndryshoj shikimin për botën dhe kam menduar për të që nga ajo kohë. Dua që ta gjej këtë person në mënyrë që ta falënderoj për atë që ka bërë. Nëse nuk do të ishte ai, unë sot do të isha i vdekur”, ka rrëfyer 26-vjeçari. Ai ka nisur një fushatë në Londër “Në kërkim të Mike”.
Ai është një sportist profesionist në artet marciale të miksuara dhe kurrë nuk ka provuar shijen e humbjes. Valdrim Lubishtani, i larguar nga Kosova në periudhën e luftës, u vendos në Irlandë në vitin 1999. 18-vjeçari aty filloi të merrej me arte marciale.
Një 10-vjeçar nga Missouri ka pastruar dëborën në rrugën pranë shëtpisë së tij dhe të gjithë komshinjve dhe për këtë gjest ai nuk ka kërkuar asgjë në këmbim. Jimmy Friel ka larguar dëborën për komshinjtë e tij sepse shumica janë të moshuar dhe dëshironte që ata të dilnin dhe të mos rrëzoheshin. Djali thotë se më shumë fëmijë duhet të dalin nga shtëpia dhe të bëjnë disa të mira në komunitetet e tyre.
Top Channel