Apple kompenson me 32,5 mln dollarë prindërit

16/01/2014 00:00

Apple do të kompensojë konsumatorët e saj me të paktën 32,5 milionë dollarë, pas një marrëveshjeje me Komisionin Federal të Tregtisë (FTC) në SHBA.

Marrëveshja e kompensimit zgjidh kështu disa ankesa të vjetra mbi blerjet e aplikacioneve të bëra prej fëmijëve, pa miratimin e prindërve të tyre.

Apple do t’i kërkohet gjithashtu të ndryshojë procedurat e blerjes, për t’u siguruar se konsumatorëve iu është dhënë miratimi përpara se t’u faturohet vlera e blerjeve të aplikacioneve online.

Kompania deklaroi se kishte pranuar këtë marrëveshje, në vend që të merrej me një “betejë ligjore afatgjatë”.

“Kjo marrëveshje është një fitore për konsumatorët e dëmtuar nga faturimet e padrejta të Apple, si dhe një sinjal ndaj komunitetit të biznesit: nëse ju do të doni të bëni biznes në fushën e telefonave celularë, apo në qendra tregtare nëpër rrugë, duhet të zbatoni mbrojtjen themelore të konsumatorëve”, tha kryetarja e FTC-së, në një deklaratë. “Ju nuk mund t’i faturoni konsumatorëve blerje, për të cilat ata nuk janë të autorizuar t’i bëjnë”.

Ankesa e FTC-së ndaj Apple kishte të bënte me dështimin e kësaj kompanie për të informuar prindërit se, me futjen e fjalëkalimin ata po aprovonin një blerje të vetme aplikacioni dhe se, për 15 minutat në vijim, fëmijët e tyre mund të bënin blerje të tjera pa pasur miratimin e tyre.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta