Ura e Golikut dhe varret e Selcës po dëmtohen

14/01/2014 00:00

Ura e Golikut dhe Varret Monumentale të Selcës në Krahinën e Mokrës janë
lënë në mëshirë të fatit. Ura e Golikut që i përket shekullit të 17 ka
pësuar dëmtime serioze per shkak te erozionit, nderkohe qe pjesa tjeter e
saj eshte mbuluar nga shkurret.

Te njejtin fat, harresen, kane pesuar edhe varret monumentale të Selcës. Në këtë zonë janë zbuluar pesë varre monumentale mbresëlënëse, të ndërtuara nga fundi i shekullit katert para krishtit të cilat janë unikale në Europë për nga aplikimi i tyre. Varret e lashtë monumentalë me hyrje të gdhendura në shkëmb tregojnë famën e qytetit të fuqishëm antik të Pelionit.

Kudret Barçi dikur paguhej nga per te ruajtur keto monumente kulture, por qe prej vitit 2002, kur pagesa iu nderpre.

Shpeshëherë keto varre kane rene pre e te ashtuquajturve mbledhësit e thesareve, te cilet kane shkaterruar çdo gje u ka dale perpara. Vlera te tera kulturore dhe arkeologjike shume shpejt po shkojne drejt zhdukjes totale dhe nje pasuri e madhe do jete sikur s’ka ekzistuar kurre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA