LIVE/ SHBA-Izrael kundër Iranit, lufta hyn në ditën e tretë. Sulmet vijojnë tashmë edhe në Liban, Trump: Khamenei u vra para se të më godiste mua
Mbi 200 civilë në Sudanin e Jugut janë mbytur si pasojë e një incidenti
me varkën që po udhëtonin në lumin Nil, teksa po largoheshin nga
luftimet në qytetin e Malakalit.
Incidenti ka ndodhur ditën e diel, por lajmi është publikuar vetëm të martën nga një zëdhënës i qeverisë lokale. Rreth 355 mijë persona janë zhvendosur si pasojë e luftimeve mes trupave të qeverisë sudanezo-jugore dhe forcave rebele, njoftoi më herët gjatë muajit OKB.
Malakal është rruga drejt fushave të pasura me naftë në rajonin e Nilit të Sipërm dhe qyteti ka përjetuar një valë luftimesh të ashpra në ditët e fundit.
Kombet e Bashkuara vlerësojnë gjithashtu se mbi 1 mijë persona kanë vdekur gjatë këtij konflikti. Bisedime për uljen e armëve po zhvillohen në kryeqytetin e Etiopisë, Adis Ababa.
Sudani i Jugut u shkëput nga Sudani në vitin 2011 pas një konflikti të gjatë e të përgjakshëm, duke u bërë shteti më i ri i botës.
Top Channel