“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t
Tkurrja e sipërfaqes së akullt në Antarktikë është e pakthyeshme, edhe sikur temperaturat në këtë skaj të planetit të pësojnë rënie në vitet në vazhdim.
Në këtë përfundim kanë mbërritur studiuesit britanike të BAS (British Antarctic Survey) që përfunduan analizimin e të dhënave të grumbulluara në atë që njihet si PIG, ose ndryshe Ishulli i Akullt që është një sipërfaqje prej 160 mijë kilometër katrorë.
“Mund ta mendoni këtë fenomen si një top futbolli, që pasi e gjuan do të vazhdojë të rrotullohet për një farë kohe, pavarësisht forcave penguese të tij. E njëjta gjë ndodh edhe me këtë proces në Antarktikë, ku procesi i shkrirjes së akullit do të vazhdojë edhe sikur temperaturat të zbresin në ekstremet historike në këtë pjesë të tokës”, thotë Hilmar Gudmundsson, pjesë e grupit të studiuesve britanikë.
Pamjet satelitore dhe matjet në terren tregojnë një tkurrje të ndjeshme në dekadat e fundit të kësaj mase të akullt, që studiuesit ia faturojnë ndryshimeve klimaterike në tokë. Sipas tyre në 20 vitet e ardhshme, shkrirja e akullit në këtë pjesë do të rrisë nga 3.5 deri në 10 milimetër nivelin e oqeaneve.
Top Channel