I kërkoi të punonte orë shtesë, e drogoi dhe më pas e përdhunoi punonjësen e tij 24-vjeçare/ Bie në pranga pronari, detajet tronditëse që…
Forcat federale do të marrin në dorë sigurinë në pjesën më të madhe të perëndimit të shtetit të Meksikës, ku luftimet mes grupeve të vigjilencës dhe trafikantëve të drogës kanë shpërthyer gjatë fundjavës, njoftoi një zyrtar meksikan.
Sekretari i Brendshëm, Miguel Angel Osorio Chong, tha të hënën se forcat federale me mbështetje nga policia e shtetit Michoacan do të patrullojë zonën në shtetin e njohur si Tierra Caliente (Toka e Nxehtë), baza e kartelit të drogës “Knights Templar” (Kalorësit e Tempullit).
“Të jenë të sigurt se ne do ta ndalim dhunën në Michoacan”, tha Osorio Chong. Ai nuk dha detaje se cilat agjenci federale do të përfshihen, apo të jepte shifra mbi forcat e planifikuara për ndërhyrje.
Disa policë federalë dhe ushtarë janë dërguar në rajon gjatë muajve të fundit, për shkak të trazirave, por përgjithësisht nuk kanë ndërhyrë.
Osorio Chong e bëri këtë deklaratë pas një takimi të thirrur nga guvernatori i shtetit Michoacan, Fausto Vallejo, pas luftimeve të fundjavës së kaluar mes trafikantëve të drogës dhe disa grupeve të vigjilencës, që janë shtuar së tepërmi gjatë vitit të kaluar, për t’u përballur me bandat.
Kongresmeni Ernesto Nunez i Partisë së Gjelbër, i cili ishte në takimin e zhvilluar në kryeqytetin e shtetit, Morelia, tha se qeveria federale po kërkon të ketë anëtarë të grupeve të vetëmbrojtjes, për t’iu bashkuar departamentit të policisë.
“Ata që me të vërtet mendojnë se kanë prirje për të bërë detyrën e policit, ata që realisht e duan komunitetin e tyre, do të ftohen për t’iu bashkuar policisë”, tha Nunez.
Estanislao Beltran, një lider i një grupi vigjilence, refuzoi idenë e dorëzimit të armëve të tyre, apo për t’u kthyer në oficerë policie.
Top Channel